RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gati 200 trupa u gjetën në varr masiv në spitalin në Khan Younis të Gazës – VIDEO

gati-200-trupa-u-gjeten-ne-varr-masiv-ne-spitalin-ne-khan-younis-te-gazes-–-video

Ekuipazhet e mbrojtjes civile palestineze kanë zbuluar një varr masiv brenda Kompleksit Mjekësor Nasser në Khan Younis të Gazës, me 180 trupa të gjetur deri më tani, mësoi Al Jazeera, ndërsa Izraeli ka vazhduar bombardimet e enklavës së shkatërruar bregdetare për më shumë se gjashtë muaj.

Zbulimi vjen pasi ushtria izraelite tërhoqi trupat e saj nga qyteti jugor më 7 prill. Pjesa më e madhe e Khan Younis është tani në gërmadha pas muajsh bombardimesh të pamëshirshme izraelite dhe luftimesh të rënda.

“Në oborrin e spitalit, anëtarët e mbrojtjes civile dhe mjekët ndihmës kanë nxjerrë 180 trupa të varrosur në këtë varr masiv nga ushtria izraelite. Trupat përfshijnë gra të moshuara, fëmijë dhe të rinj”, tha Hani Mahmoud i Al Jazeera, duke raportuar nga Khan Younis.

Nga agjenci tjera u lajmërua se numri i trupave mund të jetë shumë më i lartë.

Related posts

Shefi i NATO-s kërkon nga Bosnjë e Hercegovina të përmbahet nga “retorika përçarëse”

admin

Besimtarët nga Kosova nisën drejt vendeve të shenjta për ta kryer umren

admin

Vritet një polic i Kosovës në veri

admin