RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mali i Zi nuk do të ndërtojë qendra për pranimin e migrantëve

mali-i-zi-nuk-do-te-ndertoje-qendra-per-pranimin-e-migranteve

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, deklaroi se në vendin e tij nuk do të ndërtohen qendra për pranimin e migrantëve të parregullt, duke iu përgjigjur raportimeve mediatike sipas të cilave Mali i Zi është në listën e vendeve që qeveria italiane do të propozojë për ndërtimin e një qendre të tillë, transmeton Anadolu.

Milojko Spajiq tha se deri më tani nuk ka pasur bisedime me Bashkimin Evropian (BE) për këtë çështje, në një postim në rrjetin social X me seli në SHBA.

“Mali i Zi nuk ka zhvilluar negociata për ngritjen e qendrave të tilla në territorin e tij, as Qeveria nuk ka marrë ndonjë nismë zyrtare për hapjen e tyre. Kur një nismë e tillë të vihet në tryezë, përgjigjja jonë do të jetë negative”, shkroi ai.

Mediat më herët transmetuan raportimin e agjencisë italiane ANSA, e cila, duke iu referuar burimeve diplomatike, njoftoi se Mali i Zi ndodhet në listën paraprake të vendeve ku BE mund të ndërtojë qendra të reja për pranimin e migrantëve të parregullt.

Po ashtu u bë e ditur se ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Piantedosi, do t’ua paraqesë planin homologëve të tij nga shtetet anëtare të BE-së në një takim të jashtëzakonshëm.

Sipas raportimeve, plani bazohet në zgjerimin e “modelit shqiptar” ekzistues në vende të tjera jashtë BE-së, ndërsa dallimi kryesor nga marrëveshja që Roma ka me Tiranën është se qendrat e reja do të financohen nga fondet dhe buxheti i BE-së.

Përveç Malit të Zi, në listën e vendeve ku mund të ndërtohen qendra të tilla janë edhe Tunizia, Libia, Egjipti, Ruanda, Gana, Senegali, Mauritania, Uganda, Uzbekistani, Armenia dhe Etiopia.

Related posts

IPK-ja arrestoi një zyrtar policor të dyshuar për dhunë në familje

Hevzi

Hungaria bllokon kredinë 90 miliardë euro të BE-së për Ukrainën, kërkon rifillimin e naftës përmes Druzhba

admin

Osmani në Samitin e Pragës: Vetëm të bashkuar mund të përballemi me sfidat

admin