RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Escobar: Mbështetje për integritetin dhe sovranitetin e Bosnjë-Hercegovinës

escobar:-mbeshtetje-per-integritetin-dhe-sovranitetin-e-bosnje-hercegovines

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar mbërriti për një vizitë në Sarajevë.

Në bisedimet fillestare me ambasadorin e SHBA-së në Bosnjë-Hercegovinë, Michael Murphy dhe ministrin e Mbrojtjes të Bosnjës Zukan Helez, u diskutua përkushtimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për integritetin territorial, sovranitetin dhe karakterin multietnik të Bosnjë-Hercegovinës.

Në të njëjtën kohë, Escobar shprehu mbështetjen e tij të fortë për Forcat e Armatosura të Bosnjës, duke theksuar nevojën për vazhdimin dhe thellimin e reformave në fushën e mbrojtjes, me synimin për anëtarësimin e vendit ballkanik në NATO.

Sipas ambasadës amerikane, qëllimi i vizitës së Escobar në Sarajevë është të diskutojë situatën në vend me lidershipin vendas në dritën e përshkallëzimit të sulmeve, ndaj Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, rendit kushtetues dhe shtetit boshnjak. /atsh

Related posts

IFRC: 6,6 milionë njerëz jetojnë në zonat e prekura nga tërmeti në Marok

Muhamet Ramadani

“Kanë shpëtuar emigrantët”- Pas 7 vitesh zvarritje, gjykata italiane hedh poshtë akuzat ndaj anijeve të shpëtimit

admin

VOA: Kriza e trafikimit të qenieve njerëzore, Nju Jorku renditet në vend të katërt në SHBA

admin