RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti dhe Ulutaş flasin për sigurinë në vend

kurti-dhe-ulutas-flasin-per-sigurine-ne-vend

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim komandantin e Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralmajor Özkan Ulutaş.

Takimi u zhvillua në kuadër të konsultimeve të vazhdueshme dhe koordinimit të rregullt ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe misionit të NATO-s.

Gjatë tij u diskutua për situatën e sigurisë në vend dhe në rajon, si dhe për bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë, institucioneve të sigurisë dhe KFOR-it, në shërbim të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit.

Kryeministri Kurti e vlerësoi komunikimin e mirë dhe të vazhdueshëm me KFOR-in dhe theksoi gatishmërinë e Qeverisë për bashkëpunim të ngushtë për një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët.

Kryeministri falënderoi komandantin Ulutaş për kontributin dhe për bashkëpunimin e ngushtë me institucionet e vendit.

Related posts

Policia realizon kontrolle në motelet e Mitrovicës, arreston tre burra e një vajzë

admin

Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet për dhunim të një vajze

Kushtrim Guraj

India bëhet gati për misionin historik në Hënë

admin