RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Maqedoni e Veriut: Kalon një dekadë nga përmbytjet katastrofike që morën 22 jetë njerëzish

maqedoni-e-veriut:-kalon-nje-dekade-nga-permbytjet-katastrofike-qe-moren-22-jete-njerezish

Sot shënohen dhjetë vjet nga përmbytjet tragjike që goditën rajonin e Shkupit më 6 gusht të vitit 2016, një nga fatkeqësitë natyrore më të rënda në historinë e fundit të Maqedonisë së Veriut, raporton Anadolu.

Reshjet e dendura të shiut dhe stuhitë e fuqishme shkaktuan vërshime të mëdha, veçanërisht në zonat Hasanbeg, Stajkovc, Smilkovc dhe Haraçinë, duke lënë pas viktima dhe dëme të mëdha materiale.

Përmbytjet e 6 gushtit 2016 morën jetën e 22 personave, ndërsa qindra familje u përballën me dëme në shtëpi, automjete dhe prona. Lagjja Hasanbeg ishte ndër zonat më të prekura, ku banorët për muaj me radhë u përballën me pasojat e vërshimeve.

Moti i keq dhe rrebeshi i shiut shkaktuan rrëzimin e pemëve, ndërsa shtëpitë mbetën pa energji elektrike, ndërsa rreth një mijë qytetarë u evakuuan gjatë mbrëmjes së 6 gushtit.

Gjatë 24 orëve të 6 gushtit, në Shkup kishin rënë 92,9 litra shi për metër katror.

Në ndihmë të banorëve të rajoneve të përmbytura erdhën edhe vendet fqinje si dhe Turqia. Institucione të ndryshme të Republikës e Turqisë ofruan donacione dhe lloje të ndryshme të ndihmës humanitare, shpërndarë për qytetarët e goditur nga përmbytjet.

Qeveria e atëhershme e Maqedonisë, në seancë urgjente e shpalli 8 gushtin Ditë Zie.

Related posts

Shpërthime në Bahrein

Hevzi

Aktivistët e flotës së ndihmave për Gazën dërgohen në Kretë pas ndërhyrjes së Izraelit

Kushtrim Guraj

Gjermania këtë vit raporton mbi 250 krime islamofobike

admin