RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pakistani rikonfirmon mbështetjen për forcimin e strukturave të sigurisë së Somalisë

pakistani-rikonfirmon-mbeshtetjen-per-forcimin-e-strukturave-te-sigurise-se-somalise

Pakistani rikonfirmoi angazhimin e tij për të mbështetur Somalinë në forcimin e strukturave të saj të sigurisë dhe në nxitjen e paqes së qëndrueshme në rajon, sipas një deklarate të ushtrisë, transmeton Anadolu.

Rikonfirmimi u bë nga shefi i ushtrisë pakistaneze, marshalli Asim Munir, gjatë një takimi me ministrin somalez të Mbrojtjes, Ahmed Moallim Fiqi, në selinë e ushtrisë në qytetin garnizon Rawalpindi, në verilindje të vendit.

Të dyja palët diskutuan mënyrat për thellimin e marrëdhënieve ushtarake dypalëshe dhe nismat për ngritjen e kapaciteteve për t’u përballur me sfidat e përbashkëta të sigurisë.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se u diskutuan çështje me interes të ndërsjellë, zhvillimet e sigurisë rajonale dhe masat për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Fiqi vlerësoi mbështetjen “e palëkundur” të Islamabadit dhe rolin profesional të forcave të armatosura pakistaneze në promovimin e paqes dhe stabilitetit rajonal.

Related posts

Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Bujanoc për shkak të zjarreve

RTI

Mbreti i Jordanisë: Nuk ka siguri në Lindjen e Mesme derisa Palestinezët të kenë shtet

Muhamet Ramadani

Aksidenti i pesëfishtë në Prishtinë, humb jetën një nga të plagosurit

admin