RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermania vendos mbrojtje të reja në aeroporte, synohet neutralizimi i dronëve

gjermania-vendos-mbrojtje-te-reja-ne-aeroporte,-synohet-neutralizimi-i-droneve

Tetë aeroportet më të mëdha të vendit pajisen me teknologji të re pas rritjes së incidenteve të sigurisë.

Gjermania ka nisur instalimin me urgjencë të sistemeve moderne kundër dronëve në aeroportet kryesore të vendit, në një përpjekje për të rritur sigurinë e trafikut ajror dhe për të parandaluar kërcënimet e mundshme.

Tetë aeroportet më të mëdha gjermane – Frankfurt, Berlin, Mynih, Düsseldorf, Stuttgart, Hamburg, Leipzig dhe Këln – janë duke u pajisur me teknologji të avancuar për zbulimin dhe neutralizimin e dronëve të paautorizuar.

Vendimi vjen pas një serie incidentesh të lidhura me përdorimin e dronëve pranë zonave aeroportuale, shkruan cnn.

Rasti më i fundit shkaktoi alarm në Leipzig, ku sipas raportimeve u gjet një dron që dyshohej se transportonte eksplozivë pranë një avioni ukrainas të ngarkesave. Autoritetet gjermane e konsiderojnë mbrojtjen kundër dronëve një prioritet të ri të sigurisë, pasi pajisje të tilla mund të paraqesin rrezik serioz për avionët, pasagjerët dhe operacionet aeroportuale.

Pritet që shumica e aeroporteve kryesore të Gjermanisë të jenë të pajisura me sistemet e reja të mbrojtjes deri në fund të këtij viti.

Related posts

WFP paralajmëron se ndihma nuk mjafton teksa rritet numri i të zhvendosurve në El Obeid të Sudanit

admin

Inteligjenca britanike: Rusët po e arrijnë objektivin në Donbas, ukrainasit u tërhoqën

admin

Një i vdekur dhe mbi 600 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

admin