Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u takua me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, raporton Anadolu.
Presidenti Erdogan nisi kontaktet e tij në Mekë të Arabisë Saudite, ku ndodhet në kuadër të vizitës së tij të punës.
Erdogan u takua fillimisht me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman.
Në takim morën pjesë edhe Ministri i Punëve të Jashtme Hakan Fidan, drejtori i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës Ibrahim Kalin, ambasadori i Turqisë në Riad Emrullah Isler dhe shefi i kabinetit presidencial Hasan Dogan.

