RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mbi 10 shpërthime në Kiev, tre viktima në Brovary pas sulmeve ruse

mbi-10-shperthime-ne-kiev,-tre-viktima-ne-brovary-pas-sulmeve-ruse

Të paktën tre persona, përfshirë një fëmijë, janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur pas sulmeve të reja ruse në zonën e Kievit. Në kryeqytetin ukrainas u dëgjuan më shumë se dhjetë shpërthime.

Sulme të reja ruse u raportuan në orët e para të mëngjesit në zonën e gjerë të Kievit, ndërsa autoritetet ukrainase njoftuan për viktima dhe dëme materiale.

Në kryeqytetin ukrainas u dëgjuan më shumë se dhjetë shpërthime, pasi ishte aktivizuar alarmi për një sulm me raketa.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, deklaroi se sulmet shkaktuan zjarre në dy zona të qytetit. Sipas informacioneve të para, nuk janë raportuar viktima në kryeqytet.

Situata ishte më e rëndë në Brovary, qytet i vendosur disa kilometra në verilindje të Kievit.

Të paktën tre persona humbën jetën si pasojë e sulmeve, mes tyre edhe një fëmijë. Lajmi u bë i ditur nga kreu i administratës ushtarake të Kievit, Timur Tkachenko.

“Tre persona u vranë, përfshirë një fëmijë”, deklaroi Tkachenko përmes Telegramit.

Tre persona të tjerë u plagosën, ndërsa dëme materiale u raportuan në tre zona të qytetit. Autoritetet ukrainase nuk kanë specifikuar ende nëse sulmet vdekjeprurëse në Brovary u kryen me raketa apo me dronë. Ndërkohë, ekipet e emergjencës vijojnë punën në zonat e prekura, ndërsa autoritetet po vlerësojnë shkallën e dëmeve.

Related posts

Kurti: Putini është përgatitur për luftë të gjatë

admin

Mbyllen qendrat e votimit në Kosovë, qytetarë të pakët morën pjesë në votim

admin

Marrëveshja me Bahamas u nënshkrua sot në Washington

RTI