RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mesazhi tjetërlloj i Pacollit: është Rama mes rreshtash?!

mesazhi-tjeterlloj-i-pacollit:-eshte-rama-mes-rreshtash?!

Kokëçarjet e biznesmenit kosovar me Areoportin e Vlorës dhe këshilla morale e tij

Në morrinë e reagimeve për atë që po i ndodh me Areoportin e Vlorës, Behgjet Pacolli ka zgjedhur kësaj here që përcjell një mesazh moral në rrjete. Dukshëm mes rreshtash ai ka një zhgënjim, por nuk dihet qartë nëse aty përfshihet kryeministri Rama. Dhe mbetet një pikëpyetje e madhe se pse në meselenë e ortakëve të areoportit ka një heshtje nga ai, ndërkohë që ky projekt u nis me krahqafën e tij ndaj Pacollit, madje me gëzimin që do ishte pikërisht miku i tij kosovar ai që do e ndërtonte.

Por ç’prej kur u shpërfaq përplasja mes ortakëve që më pas shkuan në gjyq, Rama thjesht ka heshtur, një heshtje që nuk besohet të jetë e pafajshme. Sepse në të tilla projekte, vetë kryeministri është një lloj aksioneri politik me rol përcaktues.

Dhe ja ç’shkruan Pacolli:

“Mos e lini errësirën e disa njerëzve t’ju shuajë dritën që mbani brenda vetes”, shkruan ai që në nisje, duke vijuar:

“Miqt e mi të shtrenjtë, jetën e kam kuptuar prej kohësh. Në këtë botë gjithmonë do të ketë mashtrim, hipokrizi, padrejtësi dhe njerëz që nuk ta kthejnë të mirën me të mirë. Asnjëher nuk kam humbur kohë duke kërkuar një botë utopike, sepse ajo nuk ekziston këtu.

Prandaj, mos lejoni që mosmirënjohja t’ju ndryshojë. Mos lejoni që zhgënjimet t’ju bëjnë koprracë në mirësi, t’ju mbyllin zemrën apo t’ju largojnë nga vlerat që ju përfaqësojnë.

Duhet të të vazhdoni të bëni mirë, edhe kur nuk merrni duartrokitje. E mira nuk e merr vlerën nga reagimi i njerëzve, por nga pastërtia e qëllimit me të cilin është bërë. Ka një drejtësi më të madhe se gjykimi i njerëzve dhe një qëllim shumë më të lartë se lavdërimi i tyre”. /tesheshi

Related posts

Irak, protestuesit dogjën pjesë të Ambasadës së Suedisë për shkak të djegies së Kuranit

admin

Francë, Nestle mbyll fabrikën e markës Buitoni pas baktereve të gjetura në pica

Muhamet Ramadani

Reshjet e dendura përmbytin tendat e të zhvendosurve dhe plagosin disa persona në Rripin e Gazës

Muhamet Ramadani