RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Irak, protestuesit dogjën pjesë të Ambasadës së Suedisë për shkak të djegies së Kuranit

irak,-protestuesit-dogjen-pjese-te-ambasades-se-suedise-per-shkak-te-djegies-se-kuranit

Në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, grupe të lidhura me Lëvizjen Sadr, të udhëhequra nga lideri fetar dhe politik shiit, Muqtada es-Sadr, hynë në ndërtesën e Ambasadës së Suedisë dhe i vunë flakën disa pjesëve të saj, raporton Anadolu.

Mbështetësit e Lëvizjes Sadr erdhën pranë ambasadës suedeze dhe protestuan kundër djegies së Kuranit. Protestuesit dogjën pjesë të ndërtesës së ambasadës suedeze. Nga ndërtesa doli tym i zi.

Protestuesit irakianë kishin thyer barrierat prej betoni të ngritura rreth ambasadës.

Sadristët edhe më parë kishin organizuar një aksion duke bastisur ndërtesën e ambasadës suedeze.

Related posts

Kryetari i parlamentit iranian: Nuk do t’i nënshtrohemi kërcënimeve të SHBA-së

Hevzi

Kapet një anije me rreth 700 emigrantë në brigjet lindore të Libisë 

admin

Inkursioni në Kursk/ Bjellorusia merr masa? Vendos trupa përgjatë kufirit me Ukrainën

admin