Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të zhvillojë të martën një seancë për situatën në Bregun Perëndimor, njoftoi presidenca e Këshillit të Sigurimit.
Mbledhja do të zhvillohet në kuadër të pikës së rendit të ditës “Situata në Lindjen e Mesme”, me kërkesë të disa vendeve anëtare.
Gjatë seancës pritet të raportojë përmes videokonferencës Ramiz Alakbarov, zëvendëskoordinator special për Procesin e Paqes në Lindjen e Mesme.
Këshilli do të dëgjojë gjithashtu një raportim nga Hanan Suleiman, zëvendësdrejtoreshë ekzekutive e UNICEF-it.
Seanca zhvillohet në një periudhë të rritjes së tensioneve dhe dhunës ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar. /mesazhi

