RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet të martën për situatën në Bregun Perëndimor

keshilli-i-sigurimit-i-okb-se-mblidhet-te-marten-per-situaten-ne-bregun-perendimor

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të zhvillojë të martën një seancë për situatën në Bregun Perëndimor, njoftoi presidenca e Këshillit të Sigurimit.

Mbledhja do të zhvillohet në kuadër të pikës së rendit të ditës “Situata në Lindjen e Mesme”, me kërkesë të disa vendeve anëtare.

Gjatë seancës pritet të raportojë përmes videokonferencës Ramiz Alakbarov, zëvendëskoordinator special për Procesin e Paqes në Lindjen e Mesme.

Këshilli do të dëgjojë gjithashtu një raportim nga Hanan Suleiman, zëvendësdrejtoreshë ekzekutive e UNICEF-it.

Seanca zhvillohet në një periudhë të rritjes së tensioneve dhe dhunës ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar. /mesazhi

Related posts

Përfundon dita e parë e bisedimeve trepalëshe Rusi-SHBA-Ukrainë në Abu Dhabi

admin

Nikolla takohet me Vjosa Osmanin: Besimi i madh i botës demokratike te Shqipëria, vlerësim te kombi shqiptar

admin

Aktivistët e ndaluar të Flotiljes Globale Sumud mbërrijnë në Stamboll

Hevzi