Të paktën 12 persona humbën jetën dhe tetë të tjerë mbetën të zhdukur që nga mëngjesi i sotëm në Filipine për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga efektet e kombinuara të musonit jugperëndimor dhe cikloneve tropikale “Kujira” dhe “Dolphin”, transmeton Anadolu.
Ndihmës sekretari i Mbrojtjes Civile, Laurence Mina tha se gjithashtu 11 persona u plagosën, njoftoi “The Philippine Daily Inquirer”. Ai tha se shkaqet e raportuara të vdekjes përfshijnë rrëshqitjet e dheut, rrëshqitjet e gurëve, pemët e rrëzuara, goditjet elektrike dhe mbytjet.
Gati 586 mijë njerëz janë prekur në nëntë rajone dhe 33 provinca, sipas “GMA News Online”.
Një total prej 4.866 personash u evakuuan në mënyrë parandaluese në rajonet I, III, Calabarzon dhe Mimaropa.
Më shumë se 32.800 njerëz janë zhvendosur dhe aktualisht po qëndrojnë ose në qendrat e evakuimit ose me të afërmit e tyre.

