RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria izraelite pretendon se automjeti i OKB-së u godit në “zonë luftarake aktive” në Rafah

ushtria-izraelite-pretendon-se-automjeti-i-okb-se-u-godit-ne-“zone-luftarake-aktive”-ne-rafah

Ushtria izraelite pretendoi se automjeti i Kombeve të Bashkuara që u godit në Rafah në jug të Rripit të Gazës ishte në një “zonë luftarake aktive”, transmeton Anadolu.

Një anëtar i stafit të OKB-së i punësuar nga Departamenti i Sigurisë i OKB-së u vra dhe një tjetër u plagos pasi automjeti i tyre u vu në shënjestër në Rafah teksa po udhëtonte për në Spitalin Evropian në Gazën jugore.

Ushtria pretendoi se nuk ishte në dijeni të lëvizjes së automjetit të OKB-së.

Ajo shtoi se nuk është në gjendje të konfirmojë nëse forcat izraelite kishin qëlluar në automjetin e OKB-së, duke thënë se incidenti po shqyrtohet.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres dënoi të hënën të gjitha sulmet ndaj personelit të OKB-së dhe bëri thirrje për një hetim të plotë mbi incidentin.

Që nga 7 tetori, kur Izraeli nisi një luftë shkatërruese në Rripin e Gazës, të paktën 171 punonjës të OKB-së janë vrarë, sipas shifrave nga agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA).

Related posts

Incidenti në Aeroport me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, MPB e Maqedonisë së Veriut jep versionin e saj

admin

Mucunski: Kjo qeveri as nuk ka ndjekur dhe as nuk do të ndjekë një politikë të pranimit të emigrantëve

Muhamet Ramadani

Turbullohet uji në Liqenin e Ujmanit, nisin reduktimet në këtë qytet të Kosovës

Muhamet Ramadani