Siria u ka dërguar letra zyrtare Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres dhe presidentit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke refuzuar vendimin e Kolumbisë për të njohur “sovranitetin e Izraelit” mbi Lartësitë e pushtuara siriane të Golanit, njoftoi sot agjencia shtetërore e lajmeve SANA, transmeton Anadolu.
Letrat përcjellin protestën, dënimin dhe refuzimin kategorik të Sirisë për vendimin e Kolumbisë, për njohjen, të asaj që ajo e përshkroi si “sovranitet izraelit” mbi Lartësitë e pushtuara siriane të Golanit.
Nuk u dhanë detaje të mëtejshme.
Masa vjen pasi Kolumbia njohu “sovranitetin e Izraelit” mbi Lartësitë e pushtuara të Golanit sirian, duke tërhequr kundërshtime nga Siria dhe disa vende të rajonit.

