RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Siria proteston në OKB kundër vendimit të Kolumbisë për njohjen e “sovranitetit izraelit” mbi Golanin

siria-proteston-ne-okb-kunder-vendimit-te-kolumbise-per-njohjen-e-“sovranitetit-izraelit”-mbi-golanin

Siria u ka dërguar letra zyrtare Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres dhe presidentit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke refuzuar vendimin e Kolumbisë për të njohur “sovranitetin e Izraelit” mbi Lartësitë e pushtuara siriane të Golanit, njoftoi sot agjencia shtetërore e lajmeve SANA, transmeton Anadolu.

Letrat përcjellin protestën, dënimin dhe refuzimin kategorik të Sirisë për vendimin e Kolumbisë, për njohjen, të asaj që ajo e përshkroi si “sovranitet izraelit” mbi Lartësitë e pushtuara siriane të Golanit.

Nuk u dhanë detaje të mëtejshme.

Masa vjen pasi Kolumbia njohu “sovranitetin e Izraelit” mbi Lartësitë e pushtuara të Golanit sirian, duke tërhequr kundërshtime nga Siria dhe disa vende të rajonit.

Related posts

Poliçani si “termometri politik” i së majtës: ç’peshë do të ketë rebelimi publik ndaj Ramës?

Irfan Jahiu

Zgjedhje lokale në Turqi/ Dalin rezultatet e para, kush po kryeson në Stamboll?

admin

Qeveria izraelite miraton propozimin për regjistrimin e tokave të Bregut Perëndimor si “pronë shtetërore”

Kushtrim Guraj