RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

PDK dorëzon kërkesën që seanca konstituive të vazhdojë nesër

pdk-dorezon-kerkesen-qe-seanca-konstituive-te-vazhdoje-neser

Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar kërkesën që vazhdimi i seancës konstituive të mbahet nesër, 14 gusht.

Përparim Gruda, ka thënë se kërkojnë respektimin e Kushtetutës.

“Kemi dorëzuar në emër të PDK-së kërkesën në drejtim të kryesuesit të seancës Deharit për mbajtjen e vazhdimit të seancës për nesër në ora 11 siç kërkon rregullorja”, tha Gruda.

Deputeti Gruda ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokim të konstituimit të Kuvendit.

“Funksionin e deputetit po na pamundëson me ushtru LVV-ja. Në emër të partisë i bëj thirrje deputetit Kurti ta lejojë Deharin ta thërrasë seancën. Deharit nuk i takon ta japë asnjë vlerësim politik, ka rol teknik për ta thirrur seancën dhe për ta realizuar atë”, ka thënë ai.

Related posts

Samiti i paqes në mbështetje të integritetit territorial të Ukrainës, çfarë parashikon draft dokumenti

admin

Rritet në 73.375 numri i palestinezëve të vrarë në gjenocidin izraelit në Gaza

Irfan Jahiu

“Mungesa e aleatit tonë do duartrokitej nga Putini”- Zelensky kërkon pjesëmarrjen e Joe Biden në Samitin e Paqes për Ukrainën

admin