RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

PDK dorëzon kërkesën që seanca konstituive të vazhdojë nesër

pdk-dorezon-kerkesen-qe-seanca-konstituive-te-vazhdoje-neser

Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar kërkesën që vazhdimi i seancës konstituive të mbahet nesër, 14 gusht.

Përparim Gruda, ka thënë se kërkojnë respektimin e Kushtetutës.

“Kemi dorëzuar në emër të PDK-së kërkesën në drejtim të kryesuesit të seancës Deharit për mbajtjen e vazhdimit të seancës për nesër në ora 11 siç kërkon rregullorja”, tha Gruda.

Deputeti Gruda ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokim të konstituimit të Kuvendit.

“Funksionin e deputetit po na pamundëson me ushtru LVV-ja. Në emër të partisë i bëj thirrje deputetit Kurti ta lejojë Deharin ta thërrasë seancën. Deharit nuk i takon ta japë asnjë vlerësim politik, ka rol teknik për ta thirrur seancën dhe për ta realizuar atë”, ka thënë ai.

Related posts

Protestë në veri pas arrestimit të dy politikanëve serbë

admin

Zhduket një femër në Skenderaj

Muhamet Ramadani

Ambasadori gjerman kritikon moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet në Kosovë

admin