RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zjarr i fuqishëm në Mal të Zi, flakët rrezikojnë zonat e banuara

zjarr-i-fuqishem-ne-mal-te-zi,-flaket-rrezikojne-zonat-e-banuara

Qindra zjarrfikës u angazhuan gjatë natës së të enjtes për të vënë nën kontroll një zjarr të madh që përfshiu kodrat mbi zonat e banuara në Bijela të Malit të Zi.

Flakët u përhapën me shpejtësi, duke iu afruar apartamenteve dhe banesave.

Për shkak të rrezikut, disa banorë u evakuuan si masë paraprake.

Autoritetet malazeze kanë bërë të ditur se për shuarjen e zjarrit u angazhuan forca të shumta zjarrfikëse, ndërsa për shkak të përmasave të situatës, ndihmë iu kërkua edhe brigadave nga vendet fqinje.

Erërat e forta dhe kushtet e thata kanë favorizuar përhapjen e shpejtë të flakëve, duke rrezikuar banesat dhe pronat e qytetarëve.

Zjarret në Mal të Zi janë pjesë e një situate më të gjerë që ka përfshirë Evropën gjatë javëve të fundit.

Vala e të nxehtit ka sjellë temperatura mbi 40 gradë Celsius në disa vende, ndërsa thatësira e zgjatur ka tharë bimësinë, duke krijuar kushte ideale për përhapjen e zjarreve.

Related posts

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, dëshmitari flet për hierarkinë e UÇK-së

admin

Kiev – Vritet gazetari që raportonte tmerrin e konfliktit në Ukrainë

Muhamet Ramadani

Sulmet izraelite dhe bllokada e ndihmave vazhdojnë në Gaza, pavarësisht armëpushimit

RTI