RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Albanese i kërkon Trumpit përjashtimin e Australisë nga tarifat e fundit amerikane

albanese-i-kerkon-trumpit-perjashtimin-e-australise-nga-tarifat-e-fundit-amerikane

Kryeministri australian Anthony Albanese i kërkoi presidentit të SHBA-së, Donald Trump që të përjashtojë Australinë nga raundi i fundit i tarifave të Washingtonit, duke thënë se Trumpi pranoi të shqyrtojë kërkesën, transmeton Anadolu.

Albanese tha sot në llogarinë e tij në kompaninë amerikane të mediave sociale X se pati bisedë “të shkëlqyer” me Trumpin, duke e përshkruar aleancën 75-vjeçare SHBA-Australi si një marrëdhënie që ecën “nga fitorja në fitore”.

Të dy vendet do të vazhdojnë të punojnë ngushtë për mineralet kritike, inteligjencën artificiale dhe partneritetin e sigurisë AUKUS, shtoi ai.

Telefonata zgjati rreth 40 minuta dhe ishte “produktive, konstruktive dhe thelbësore”, njoftoi ABC News e Australisë.

Albanese tha se ai i kërkoi Trumpit të shqyrtojë një përjashtim të plotë për Australinë nga një tarifë prej 12.5 për qind e vendosur nga SHBA-ja në korrik, ose të paktën të ruajë normën e mëparshme prej 10 për qind.

Qeveria australiane ka kundërshtuar justifikimin e Washingtonit për tarifën, e cila ishte e lidhur me shqetësimet për punën e detyruar në zinxhirët e furnizimit, duke thënë se nuk kishte “asnjë bazë të besueshme provash” për masën, raportoi ABC.

Kryeministri tha se ai theksoi masat e Kanberrës kundër skllavërisë moderne dhe theksoi marrëdhëniet ekonomike të Australisë me SHBA-në.

Ai i tha Trumpit se SHBA-ja kishte grumbulluar një suficit tregtar prej 442 miliardë dollarësh me Australinë gjatë 20 viteve të fundit.

“Unë ia paraqita argumentin fort presidentit. Si mik i SHBA-së ne do të kërkojmë që kjo të merret në konsideratë”, tha Albanese.

Related posts

Britani e Madhe, nis greva më e madhe hekurudhore në 30 vjet

admin

Mbështetësit e Maduros protestojnë në Karakas mes zhvillimeve politike në Venezuelë

RTI

Putin nderon presidentin e Republikës Srpska, Milorad Dodik, me Urdhrin Aleksandra Nevskog

Muhamet Ramadani