RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Egjipti: Nuk do të lejojmë asnjë palë të kontrollojë rrjedhën e ujërave të Nilit

egjipti:-nuk-do-te-lejojme-asnje-pale-te-kontrolloje-rrjedhen-e-ujerave-te-nilit

Egjipti “nuk do të pranojë dhe nuk do të lejojë” që asnjë palë të kontrollojë rrjedhën e ujërave të Nilit drejt vendeve në rrjedhën e poshtme të lumit, tha të dielën një burim egjiptian, në përgjigje të deklaratave të fundit të ministrit etiopian të Ujërave dhe Energjisë, Habtamu Itefa, mbi ndërtimin e digave të tjera në lumë, transmeton Anadolu.

Burimi, identiteti i të cilit nuk u bë i ditur, në deklarata të transmetuara nga agjencia zyrtare egjiptiane e lajmeve MENA tha se qëndrimet që i atribuohen ministrit etiopian Itefa lidhur me ndërtimin e digave të tjera në Nil dhe kontrollin e rrjedhës së ujit drejt Egjiptit dhe Sudanit, “përfaqësojnë vazhdimësi të qasjes së njëanshme të Etiopisë dhe një shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare”.

Burimi theksoi se këto deklarata pasqyrojnë “iluzionet e vazhdueshme të Addis Ababas se mund të vendosë kontroll mbi një lumë ndërkombëtar të përbashkët dhe ta nënshtrojë atë ndaj vullnetit të një shteti të vetëm”.

“Shteti egjiptian ka mjete të shumta dhe të gjera në dispozicion, të afta për të mbrojtur interesat e popullit egjiptian në Nil”, tha burimi, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Burimi theksoi se Egjipti “nuk do të pranojë dhe nuk do të lejojë” që asnjë palë të kontrollojë rrjedhën e ujërave drejt vendeve në rrjedhën e poshtme, Egjiptit dhe Sudanit.

Related posts

Presidenti iranian Raisi takohet me Asadin në Damask – VIDEO

admin

Ministri i Jashtëm turk priti takimin e Platformës së Paqes për Ballkanin në margjinat e ADF-së

admin

Turqi, turistja britanike pranon Islamin

admin