RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti iranian Raisi takohet me Asadin në Damask – VIDEO

presidenti-iranian-raisi-takohet-me-asadin-ne-damask-–-video

Presidenti i Iranit Ebrahim Raisi, pas një periudhe 13-vjeçare, zhvilloi vizitën e parë në Siri në nivel presidencial, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë së lajmeve SANA të regjimit të Asadit, avioni që transportoi presidentin iranian, i cili viziton Sirinë me një delegacion të madh në kuadrin e një vizite zyrtare dyditore, u ul në mëngjes në aeroportin ndërkombëtar të Damaskut.

Raisi në vizitën e parë në nivel presidencial të zhvilluar në këtë vend nga Irani pas shpërthimit të krizës siriane, shoqërohet nga ministri i Jashtëm Hossein Amir Abdollahian, ministri i Mbrojtjes Mohammad Reza Ashtiani, ministri i Naftës Javad Owji, ministri i Komunikimit dhe Teknologjisë së Informacionit Issa Zarepour dhe ministri i Rrugëve dhe Urbanizimit Mehrdad Bazrpash.

Lideri i regjimit në Siri, Bashar Al-Asad, e priti Raisin dhe delegacionin bashkë me të me një ceremoni zyrtare në “Pallatin e Popullit” në Damask.

Pas ceremonisë, delegacionet e dy vendeve u takuan nën udhëheqjen e Raisit dhe Asadit.

Sipas agjencisë SANA, Asadi në takimin me presidentin iranian Raisi vuri në dukje se kanë marrëdhënie rrënjësore me Iranin dhe se administrata e Teheranit ka dhënë çdo lloj mbështetjeje ndaj tyre në krizën e Sirisë, e cila vazhdon prej rreth 13 vitesh.

Duke nënvizuar se e konsiderojnë të rëndësishme vizitën e Raisit, Asadi deklaroi se dëshiron të avancojnë edhe më tej marrëdhëniet me Teheranin.

Ndërkaq, sipas televizionit shtetëror iranian, Raisi në bisedën e tij me Asadin tha se zhvillimet rajonale dhe globale nuk ndikojnë marrëdhëniet miqësore mes Teheranit dhe Damaskut.

Siria ka përjetuar probleme të mëdha në vitet e mëparshme, tha Raisi, i cili shtoi se janë në anën e administratës së Asadit.

Ndërkohë, Asadi ka kërkuar që Irani të luajë më shumë rol për “garantimin e paqes dhe sigurisë së përhershme” në Siri dhe se “ka nevojë për praninë efektive të Iranit” në ristrukturimin e vendit.

Presidenti i Iranit Ebrahim Raisi, pas një periudhe 13-vjeçare, po zhvillon vizitën e parë në Siri në nivel presidencial. Para Raisit, në këtë vend në tetor 2010 zhvilloi vizitë dhe u takua në Damask me Asadin ish-presidenti Mahmoud Ahmadinejad.

Related posts

Rusia pretendon se ka goditur sistemin amerikan të mbrojtjes ajrore Patriot në Kiev

admin

Lufta në Gaza, forcat izraelite rrahin dhe arrestojnë gazetarin e “Al Jazeera”

RTI

Rexhep Selimi largon nga detyra avokatin e tij kryesor

admin