RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia i shpreh ngushëllime Indonezisë pas tërmeteve vdekjeprurëse

turqia-i-shpreh-ngushellime-indonezise-pas-termeteve-vdekjeprurese

Turqia i ka shprehur ngushëllime Indonezisë pas tërmeteve që goditën rajonet e Sumatrës Veriore dhe Flores, duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale, transmeton Anadolu.

“Jemi thellësisht të pikëlluar për humbjen e jetëve dhe dëmet materiale të shkaktuara nga tërmetet që goditën rajonet e Sumatrës Veriore dhe Flores në Indonezi”, tha Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë.

“U shprehim ngushëllimet tona familjeve të atyre që humbën jetën dhe popullit të Indonezisë, si dhe u urojmë shërim të shpejtë të plagosurve”, shtoi ministria.

Indonezia ka shpallur një periudhë 14-ditore të reagimit emergjent pas tërmetit me magnitudë 7.7 që dje goditi pjesën lindore të ishullit Flores dhe shkaktoi të paktën 47 viktima.

Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhduan gjatë ditës së sotme për gjetjen e të mbijetuarve, ndërsa furnizimi me karburant dhe LPG në të gjithë ishullin Flores është rikthyer.

Gati 6.000 persona po strehohen në zonat Sikka, Manggara, Nagekeo, Bima dhe Selayar.

Tërmeti dëmtoi 914 shtëpi, 93 objekte arsimore, 36 objekte shëndetësore dhe 38 zyra qeveritare.

Related posts

Vladimir Putin urdhëron stërvitje ushtarake me armë bërthamore, reagon Ukraina: Është shantazh

admin

Presidentja në detyrë e Venezuelës shmang pyetjet për zgjedhjet

Irfan Jahiu

BE reagon për zhvillimet në Venezuelë: Po e ndjekim nga afër situatën, Maduro-s i mungon legjitimiteti

admin