RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Më shumë se 26 milionë raste të malaries të regjistruara në Kongo

me-shume-se-26-milione-raste-te-malaries-te-regjistruara-ne-kongo

Më shumë se 26 milionë njerëz janë infektuar me malarie në Republikën Demokratike të Kongos vitin e kaluar, transmeton Anadolu.

Të dhënat nga Programi Kombëtar për Kontrollin e Malaries tregojnë se në vend u regjistruan 29.938 vdekje si pasojë e malaries.

Zv/drejtori i programit, Guy Dembo, tha se malaria mbetet sfida kryesore e shëndetit publik në Kongo dhe kërkon ndërhyrje të përbashkëta.

“Pavarësisht përpjekjeve të përbashkëta, barra e malaries mbetet e konsiderueshme për sistemin tonë shëndetësor dhe komunitetet tona. Duke pasur parasysh situatën, duhet të vazhdojmë të forcojmë ndërhyrjet me ndikim të lartë, ndërsa vlerësojmë qasje të reja të përshtatura për zonat tona shëndetësore”, tha ai.

Dembo gazetarëve në provincën Ituri u tha se qeveria nisi në fillim të kësaj jave një fushatë për shpërndarjen masive të barnave kundër malaries, si pjesë e përpjekjeve për të përshpejtuar luftën kundër sëmundjes.

Ai tha se fushata do të forcojë parandalimin dhe reagimin ndaj malaries.

Ai gjithashtu u bëri thirrje autoriteteve, profesionistëve shëndetësorë, partnerëve dhe komuniteteve që të angazhohen si promotorë të eliminimit të malaries.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), malaria vazhdon të marrë qindra mijëra jetë çdo vit në rajonin afrikan, ku barra më e rëndë bie mbi fëmijët e vegjël.

Related posts

Mbi 40 viktima dhe 100 të plagosur/ Moska po heton të shtënat me armë zjarri si sulm terrorist! Ukraina e përfshirë? Ja çfarë thotë ministria e Jashtme ruse

admin

Peshkaqenët testohen për drogë dhe rezultojnë pozitivë, zbulohen nivele të larta kokaine në trupin e tyre! Ja arsyeja e fenomenit

admin

Rihapet procesi gjyqësor ndaj Ekrem Bajroviqit, shtyhet shpallja e aktgjykimit

Irfan Jahiu