RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rihapet procesi gjyqësor ndaj Ekrem Bajroviqit, shtyhet shpallja e aktgjykimit

rihapet-procesi-gjyqesor-ndaj-ekrem-bajroviqit,-shtyhet-shpallja-e-aktgjykimit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur të vazhdojë shqyrtimin gjyqësor në rastin ndaj Ekrem Bajroviqit, i akuzuar për krime lufte, duke shtyrë kështu shpalljen e aktgjykimit që ishte planifikuar të bëhej gjatë seancës të së hënës.

Vendimi u bë i ditur nga kryetari i trupit gjykues, Avni Syla, i cili sqaroi se procedura do të rihapet për të mundësuar dëgjimin e sërishëm të një dëshmitari në cilësinë e të dëmtuarit.

Sipas tij, gjykata e konsideroi të nevojshme që Naim Elshani të ftohet edhe një herë për të dhënë sqarime lidhur me disa rrethana që kanë dalë gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor.

Trupi gjykues vlerësoi se dëshmia shtesë mund të ndihmojë në qartësimin e çështjeve të ngritura gjatë shqyrtimit, para se të merret një vendim përfundimtar në këtë rast. Për këtë arsye, seanca e ardhshme do të mbahet në një datë tjetër, e cila pritet të caktohet nga gjykata.

Bajroviqi ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë më 19 korrik 2024 me 12 vjet burgim, pasi ishte shpallur fajtor për krime lufte të kryera gjatë viteve 1998-1999 në territorin e Komunës së Istogut dhe zonat përreth. /

Related posts

Paralajmërim i ri nga ushtria iraniane: Përgjigja ndaj çdo pushtimi do të jetë dërrmuese! Kemi gati 1000 dronë strategjikë

admin

Tërnava uron muajin e Ramazanit: Të reflektojmë për dashurinë ndaj fesë dhe dashurinë ndaj atdheu

Irfan Jahiu

Dhjetëra kolonë të paligjshëm hebrenj bastisin Xhaminë Al-Aksa

admin