RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zjarri shkrumbon resortin në rrugën Sarandë-Syri i Kaltër

zjarri-shkrumbon-resortin-ne-rrugen-sarande-syri-i-kalter

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mëngjesin e sotëm resortin Mesopotam Agroturizëm, në rrugën Sarandë-Syri i Kaltër, duke e shkrumbuar tërësisht.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë rreth orës 05:30 të mëngjesit të kësaj të diele.

Flakët janë përhapur në ambientet e resortit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe duke e djegur plotësisht strukturën.

Për momentin nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Pritet që hetimet dhe verifikimet në vendngjarje të përcaktojnë se çfarë ka shkaktuar flakët.

Mesopotam Agroturizëm konsiderohej një prej investimeve më të rëndësishme turistike të realizuara vitet e fundit në zonën e Mesopotamit.

Resorti ishte ndërtuar rreth tre vite më parë dhe ishte kthyer në një pikë të njohur përgjatë rrugës që lidh Sarandën me Syrin e Kaltër. /tch/

Related posts

Plagoset një grua në Fushë-Kosovë

admin

Kurti: Me Greqinë gëzojmë raporte të mira, të shtohen lidhjet ekonomike

admin

Presidenti francez Macron: Iz’raeli nuk mund të zgjerojë operacionet e tij në Li’ban “pa pasoja”

admin