RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Plagoset një grua në Fushë-Kosovë

plagoset-nje-grua-ne-fushe-kosove

Një grua dyshohet se është plagosur me armë mëngjesin e së martës në Fushë-Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bresje.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Për këtë rast është arrestuar një person i dyshuar.

“Sot rreth orës 07:30 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në Bresje- Fushë Kosovë. Personi i plagosur (femër) është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Related posts

U shpall fajtor për 34 akuza, por a mundet Donald Trump të kandidojë ende për president i SHBA? Ja çfarë parashikon Kushtetuta

admin

Sot seanca e deklaratave hyrëse në rastin ndaj Thaçit e të tjerëve për pengim të drejtësisë

Irfan Jahiu

Votimi me postë për zgjedhjet e 28 dhjetorit, kutitë postare funksionale në 23 shtete

Muhamet Ramadani