RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Hamasi kërkon që Izraeli të pranojë planin për fazën e dytë në Gaza

hamasi-kerkon-qe-izraeli-te-pranoje-planin-per-fazen-e-dyte-ne-gaza

Hamasi ka deklaruar se i ka kërkuar palëve ndërmjetësuese dhe Bordit të Paqes që të ushtrojnë presion ndaj Izraelit për zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza.

Në një deklaratë pas takimeve në Kajro me delegacione të ndërmjetësuesve dhe garantuesve të armëpushimit, Hamasi tha se e pranon udhërrëfyesin për fazën e dytë të planit të presidentit amerikan Donald Trump për Gazën.

Hamasi pretendoi se i është përmbajtur plotësisht fazës së parë të marrëveshjes, ndërsa akuzoi Izraelin se nuk ka zbatuar detyrimet e tij, duke vazhduar operacionet ushtarake dhe duke përkeqësuar situatën humanitare në Gaza.

Grupi palestinez u bëri thirrje ndërmjetësuesve dhe Bordit të Paqes që të kërkojnë zbatimin e të gjitha detyrimeve të fazës së parë, ndalimin e shkeljeve dhe vrasjeve, si dhe pranimin e planit për fazën e dytë.

Hamasi kërkoi gjithashtu që të përcaktohet një afat kohor për zbatimin e fazës së dytë të planit. /mesazhi

Related posts

Suedia shqyrton dërgimin e avionëve luftarakë në Ukrainë

admin

Rama: Kemi propozuar instalimin e një baze të NATO-s në portin e ri të Durrësit

admin

Stuhia përmbyt tendat e kampit, mijëra të zhvendosur në Gaza kalojnë natën nën shi

admin