RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump është “shumë i lumtur” për nënshkrimin e Marrëveshjes së Përbashkët të Mbrojtjes në Mekë

trump-eshte-“shume-i-lumtur”-per-nenshkrimin-e-marreveshjes-se-perbashket-te-mbrojtjes-ne-meke

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mirëpritur nënshkrimin e Marrëveshjes së Përbashkët të Mbrojtjes së Mekës nga Turqia, Pakistani dhe Arabia Saudite, transmeton Anadolu.

“Shumë i lumtur që shoh se Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani kanë nënshkruar së fundmi dhe më në fund Marrëveshjen e Përbashkët të Mbrojtjes së Mekës,” tha ai të dielën në platformën e tij “Truth Social”.

Trump tha se marrëveshja tregon “si Lindja e Mesme po bashkohet dhe se si vendet më në fund do të jenë në gjendje të mbrojnë veten në një mënyrë më kuptimplote. Urime Udhëheqjes së Madhe të tre kombeve të përmendura”.

“KY ËSHTË NJË HAP I PARË I MADH, I guximshëm dhe i rëndësishëm — WOW!” shtoi ai.

Related posts

Ga’za, në sulmet e Iz’raelit vr’iten 34 pa’lestinezë, përfshirë 9 fëmijë

admin

Ushtria amerikane godet një varkë të dyshuar për drogë në Paqësorin Lindor

Hevzi

​Sveçla për barrikadat në veri: Nëse nuk i largon KFOR-i mund t’i largojmë ne

admin