RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria amerikane godet një varkë të dyshuar për drogë në Paqësorin Lindor

ushtria-amerikane-godet-nje-varke-te-dyshuar-per-droge-ne-paqesorin-lindor

Ushtria e SHBA-së ka kryer të premtezn një sulm ndaj një mjeti lundrues që dyshohet se ishte i përfshirë në trafik droge në Paqësorin Lindor, tha Komanda Jugore e SHBA-së (SOUTHCOM), transmeton Anadolu.

Sulmi është kryer nga Task-Forca e Përbashkët Shtiza Jugore me urdhër të komandantit të SOUTHCOM-it, gjeneral Francis L. Donovan.

“Sipas inteligjencës, mjeti po lundronte përgjatë rrugëve të njohura të trafikut të drogës në Paqësorin Lindor dhe ishte i përfshirë në aktivitete të trafikut të narkotikëve”, thuhet në njoftimin e SOUTHCOM-it në platformën sociale amerikane X.

“Gjatë këtij operacioni u vranë tre persona të dyshuar si narkoterroristë. Asnjë pjesëtar i forcave ushtarake amerikane nuk u lëndua”, tha Komanda.

Related posts

Osmani i kërkon Terrasit heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Muhamet Ramadani

Rrëzohet avioni i Forcave të Armatosura në Greqi, piloti shpëton duke u hedhur me parashutë

admin

Shqipëria i ofron KFOR-it mbështetje të plotë për ngjarjet në veri të Kosovës

admin