RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kushner i kërkoi të mos krijojë pengesa, Netanyahu refuzon planin për armëpushim në Gaza, CNN zbulon detajet e takimit 4-orësh

kushner-i-kerkoi-te-mos-krijoje-pengesa,-netanyahu-refuzon-planin-per-armepushim-ne-gaza,-cnn-zbulon-detajet-e-takimit-4-oresh

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka thënë “jo” të dërguarit të Donald Trump, Jared Kushner, për planin e armëpushimit me Hamasin në Gaza. Lajmi raportohet nga CNN, sipas së cilës, takimi në Jerusalem zgjati më shumë se katër orë, por përfundoi pa një marrëveshje.

Sipas një burimi izraelit të cituar nga CNN, Kushner i kërkoi Netanyahut të ecë përpara me planin e mbështetur nga presidenti amerikan Donald Trump dhe të “mos krijojë pengesa” për zbatimin e tij. Megjithatë, kryeministri izraelit, i cili në fillim të këtij muaji kishte hedhur poshtë planin me 15 pika, u shpreh se përparimi në këtë fazë do të ishte “problematik” për shkak të zgjedhjeve të parakohshme në Izrael, të planifikuara për në fund të tetorit.

Sipas CNN, Netanyahu ka hezituar të bëjë lëshime për Gazën përpara zgjedhjeve, ndërsa synon të sigurojë mbështetjen e elektoratit të djathtë. Media amerikane raporton gjithashtu se ai rezulton prapa në sondazhet e fundit.

Gjatë takimit, Netanyahu i tha Kushnerit dhe drejtorit të Board of Peace, Nickolay Mladenov, se hapat e parë duhet t’i ndërmarrë Hamasi. Dy zyrtarët kishin zhvilluar një ditë më parë takime me përfaqësues të Hamasit në Egjipt.

Qëndrimi i Netanyahut mbetet se Hamasi duhet të çmilitarizohet plotësisht përpara se Izraeli të nisë tërheqjen e forcave nga Rripi i Gazës. Nga ana tjetër, Hamasi ka deklaruar se është i gatshëm të çarmatoset vetëm nëse ky proces zhvillohet paralelisht me një tërheqje graduale të forcave izraelite nga Gaza.

Sipas CNN, gjatë takimit Netanyahu u tha gjithashtu Kushnerit dhe drejtorit të Board of Peace, Nickolay Mladenov, se hapat e parë duhet t’i ndërmarrë Hamasi. Dy zyrtarët kishin zhvilluar një ditë më parë takime me përfaqësues të Hamasit në Egjipt.

Qëndrimi i kryeministrit izraelit mbetet se Hamasi duhet të çmilitarizohet plotësisht përpara se Izraeli të nisë tërheqjen e forcave nga Rripi i Gazës. Nga ana tjetër, Hamasi ka deklaruar se është i gatshëm të çarmatoset vetëm nëse ky proces zhvillohet paralelisht me një tërheqje graduale të forcave izraelite nga Gaza.

Related posts

Shtyhet seanca për buxhetin 2026, votimi zhvendoset për të hënën

RTI

Scholz: Anëtarësimi i vendeve ballkanike në BE në interesin e Gjermanisë dhe Evropës

admin

Maldivet kërkojnë t’i bashkohen çështjes së ngritur nga Afrika e Jugut kundër Izraelit për kryerje gjenocidi

Muhamet Ramadani