RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Scholz: Anëtarësimi i vendeve ballkanike në BE në interesin e Gjermanisë dhe Evropës

scholz:-anetaresimi-i-vendeve-ballkanike-ne-be-ne-interesin-e-gjermanise-dhe-evropes

Kancelari gjerman, Olaf Scholz tha se është në interesin e Gjermanisë dhe Evropës që vendet e mbetura të Ballkanit të bëhen anëtarë të BE-së, ndërsa ka mirëpritur vendimin për t’i dhënë Bosnje-Herzegovinës statusin e kandidatit, sipas “The Guardian”.

“Është në interesin e Gjermanisë dhe Evropës që pjesa tjetër e Ballkanit të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian”, u tha Scholz deputetëve gjatë një fjalimi në Bundestag, në Berlin.

Përkrahësit e zgjerimit të BE-së drejt lindjes thanë se angazhimi i bllokut me Ballkanin Perëndimor është jetik për mbrojtjen e sigurisë evropiane përballë agresionit rus.

Të martën, diplomatët në Bruksel ranë dakord për to dhënë Bosnje-Herzegovinës statusin e kandidatit në BE. Krerët e qeverive të BE-së pritet ta miratojnë këtë vendim gjatë një samiti të enjten, në Bruksel.

Bosnje-Herzegovina i bashkohet katër vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor: Malit të Zi, Serbisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, si dhe Turqisë, Moldavisë dhe Ukrainës, në radhën për anëtarësim. Kandidaturat e Moldavisë dhe Ukrainës u konfirmuan në qershor. Procesi i bashkimit mund të zgjasë dekada.

Related posts

Erdoğan: Marrëveshja e drithërave të Deti të Zi duhet të vazhdojë duke adresuar mangësitë

admin

Arsim i mesëm falas në Turqi për nxënësit nga Ballkani

admin

MINT publikon çmimoren e re të produkteve të naftës

admin