RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Një i vdekur dhe tre të lënduar – aksident mes tri veturave në Kliqinë të Pejës

nje-i-vdekur-dhe-tre-te-lenduar-–-aksident-mes-tri-veturave-ne-kliqine-te-pejes

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku mes tri veturave në rrugën Pejë–Prishtinë, në Kliqinë të Pejës.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 05:42 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në Kliqinë, ku janë përfshirë tri vetura. Fillimisht janë raportuar katër persona të lënduar”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, njëri prej të lënduarve është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ku më pas ka ndërruar jetë.

“Njëri prej të lënduarve, pasi është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konfirmuar mjeku kujdestar”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë.

Ndërkohë, tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e aksidentit.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Related posts

Finlanda shqyrton mundësinë e eksporteve të armëve në Turqi mes të bisedimeve për hyrjen në NATO

admin

Mbi 5 milionë euro u shpenzuan për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së, për vetëm 8 muaj

admin

Ministrat e Jashtëm të Armenisë dhe Azerbajxhanit do të zhvillojnë bisedime paqeje në Moskë

admin