RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia dënon “fuqishëm” sulmin izraelit ndaj bazës ajrore ushtarake në Siri

turqia-denon-“fuqishem”-sulmin-izraelit-ndaj-bazes-ajrore-ushtarake-ne-siri

Turqia dënoi të martën “fuqishëm” sulmet ajrore izraelite ndaj Bazës Ajrore Ushtarake Abu al-Duhur në provincën Idlib të Sirisë, njoftoi Ministria e Jashtme, transmeton Anadolu.

Ministria tha se Izraeli vazhdon të kryejë sulme ndaj infrastrukturës dhe kapaciteteve të Sirisë, duke cenuar integritetin territorial dhe unitetin e vendit.

Ajo i bëri gjithashtu thirrje komunitetit ndërkombëtar të mbajë “qëndrim më të vendosur për t’i dhënë fund agresionit të Izraelit ndaj Sirisë, i cili po merr përmasa të reja çdo ditë, dhe për të siguruar që autorët të mbajnë përgjegjësi për këto veprime, të cilat shpërfillin të drejtën ndërkombëtare”.

Related posts

Moti i keq në Shqipëri shkakton përmbytje, një person gjendet e pajetë

Muhamet Ramadani

Vriten dy vëllezër në Malishevë, i dyshuar dhëndri i tyre

RTI

OKB-ja: Në Etiopi 20 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë humanitare

Muhamet Ramadani