RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Moti i keq në Shqipëri shkakton përmbytje, një person gjendet e pajetë

moti-i-keq-ne-shqiperi-shkakton-permbytje,-nje-person-gjendet-e-pajete

Gjatë orëve të fundit në Shqipëri ka vazhduar moti i keq me reshje shiu, ndërkohë që në disa zona janë shkaktuar përmbytje në banesa dhe tokë bujqësore, transmeton Anadolu.

Autoritetet kanë konfirmuar se pas disa orë kërkime, ekipet e kërkim-shpëtimit kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të një gruaje të moshës 76-vjeçare në Qarkun e Korçës.

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka njoftuar se në orët e fundit në disa zona reshjet e shiut kanë vijuar, ndërkohë që janë evakuuar dhjetëra banorë në zonat e prekura nga përmbytjet.

“Nivelet e ujit në disa zona kanë nisur të ulen, një pjesë e madhe e akseve rrugore, ku ka pasur probleme janë rikthyer të kalueshme, ndërsa ekipet e emergjencave civile, Forcat e Armatosura, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe strukturat vendore po vijojnë punën për stabilizimin e plotë të situatës dhe normalizimin e furnizimit me energji, pastrimin e rrëshqitjeve dhe garantimin e sigurisë së banorëve”, thuhet në njoftim.

Shqipëria është përfshirë nga moti i keq në ditët e fundit me reshje të dendura shiu në disa zona, ku si pasojë janë përmbytur banesa, tokë bujqësore dhe janë dëmtuar disa ura dhe akse rrugore.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave të Shqipërisë, sot dhe nesër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet Kukës, Dibër dhe Tiranë priten reshje mesatare.

Related posts

Maqedonci viziton ekipin e specialziaur të FSK-së i angazhuar për gjetjen e trupit të 30- vjeçarit në Shqipëri

RTI

Shkurtimet e ndihmave lënë të zhvendosurit në Sudan pa mbështetje në kampet e veriut

Irfan Jahiu

Kurti në 3-vjetorin e sulmit në Banjskë: Radoiçiq dhe grupi paramilitar mbrohen ende nga Serbia, drejtësia nuk do të ndalet

admin