RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Irani dëbon dy diplomatë francezë me pretendimin për “aktivitete të paligjshme”

irani-debon-dy-diplomate-franceze-me-pretendimin-per-“aktivitete-te-paligjshme”

Irani shpalli të martën dy diplomatë francezë persona non grata dhe ua ndaloi hyrjen në vend për shkak të aktiviteteve të pretenduara “të paligjshme”, njoftoi Ministria e Jashtme, transmeton Anadolu.

Dy diplomatët, të cilët punojnë në Ambasadën e Francës në Teheran, janë përfshirë në “aktivitete dhe sjellje të paligjshme që shkelin të drejtën ndërkombëtare, veçanërisht Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike të vitit 1961”, thuhet në një deklaratë të ministrisë.

Ministria tha se vendosi t’i shpallë diplomatët persona non grata dhe t’ua ndalojë hyrjen në Iran disa javë pasi u zbuluan aktivitetet e pretenduara.

“Qeveria franceze nuk ka ndërmarrë asnjë masë për të parandaluar përsëritjen e veprimeve të tilla”, thuhet në deklaratë.

Ministria e Inteligjencës e Iranit njoftoi më 15 gusht se dy diplomatë francezë ishin ndaluar në vendin e një takimi sekret, si pjesë e një hetimi lidhur me sigurinë kombëtare.

Ministria pretendoi se dokumentet dhe materialet e tjera të gjetura në vendin e ngjarjes tregonin për një plan të gjerë për krijimin e ndikimit brenda Iranit.

Ajo tha gjithashtu se disa prej dokumenteve mbanin nënshkrimin e një ish-ambasadori francez në Teheran.

Related posts

SHBA-ja i ripozicionon trupat e saj në Niger

Muhamet Ramadani

Risi në politikën shqiptare të Maqedonisë: quhet VLEN!

Hevzi

Konjufca në Këshill të Sigurimit: Serbia të përballet me realitetin. Ta njohë Kosovën

Irfan Jahiu