RTV AHIRETI
Uncategorized

Ngarkohet Emergjenca e QKUK-së, mbi 1 mijë pacientë vetëm gjatë vikendit –

ngarkohet-emergjenca-e-qkuk-se,-mbi-1-mije-paciente-vetem-gjate-vikendit-–

1 mijë e 67 pacientë janë trajtuar në Klinikën Emergjente të QKUK-së vetëm gjatë dy ditëve të fundjavës, ndërsa vetëm 86 prej tyre kanë vazhduar trajtimin në klinikat e QKUK-së.

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, ka thënë se numri i pacientëve është jashtëzakonisht i lartë krahasuar me vitet e kaluara.

“Për dy-tre muajt e fundit janë kaluar të gjitha normat e mundshme”, ka deklaruar Syla, raporton Klan Kosova, përcjell Sinjali.

Sipas drejtuesve të Emergjencës, fluksi i madh lidhet edhe me mungesën e Spitalit të Prishtinës dhe shfrytëzimin e pamjaftueshëm të shërbimeve të kujdesit parësor dhe spitaleve rajonale.

Për përballimin e ngarkesës, deri më tani janë angazhuar me pagesë 12 specialistë të emergjencës për kujdestari.





Related posts

QËNDRUESHMËRIA NË ADHURIME PAS RAMAZANIT

Irfan Jahiu

Asian Connections Affinity Group: The AAPI Experience in a Global Company

Kosova importoi mbi 32 miliardë euro mallra nën qeverisjen Kurti në rreth pesë vjet e gjysmë

Kushtrim Guraj