RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB-ja kërkon ndalimin e sulmeve ajrore izraelite në Siri

okb-ja-kerkon-ndalimin-e-sulmeve-ajrore-izraelite-ne-siri

Zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, ka dënuar sulmet ajrore izraelite ndaj aeroportit ushtarak Abu al-Duhur, në provincën Idlib të Sirisë lindore, duke i cilësuar ato si “një tjetër shkelje shumë shqetësuese” të integritetit territorial dhe hapësirës ajrore të Sirisë.

“Këto sulme ajrore duhet të ndalen dhe ne jemi kundër tyre”, tha Stephane Dujarric gjatë një konference për media në OKB të martën.

Deklaratat e OKB-së vijnë pasi Siria dënoi sulmet dhe i dërgoi letra sekretarit të përgjithshëm të OKB-së dhe presidentit të Këshillit të Sigurimit, duke kërkuar reagim ndaj veprimeve izraelite. /mesazhi

Related posts

Aleanca e sapothemeluar muslimane në mbrojtje të një ngushtice strategjike

Irfan Jahiu

Gjyqi kundër Netanyahut do të rifillojë të dielën

Irfan Jahiu

Tragjedi e rëndë në familjes e këngëtares së njohur, humb nënën dhe motrën në të njëjtën ditë

admin