Një sulm ajror izraelit gjatë natës shkatërroi një shtëpi në lagjen Al-Deir në Nabatieh Fawqa në Libanin jugor, pavarësisht armëpushimit në fuqi, raportoi të mërkurën Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit (NNA), transmeton Anadolu.
Sipas NNA-së, avionët luftarakë izraelitë goditën një shtëpi në pronësi të familjes Haj Ali në qytet, duke e shkatërruar atë.
Agjencia nuk dha informacione për viktima të mundshme.
Izraeli ndërmori sulme intensive ajrore ndaj Libanit më 2 mars, duke goditur dhe pushtuar disa zona në jug të vendit.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit, 4.346 persona janë vrarë dhe 12.301 janë plagosur në sulmet izraelite që nga 2 marsi.
Armëpushimi mes Libanit dhe Izraelit hyri në fuqi më 17 prill dhe më pas u zgjat disa herë.
Megjithatë, ushtria izraelite ka vazhduar sulmet në Libanin jugor pavarësisht armëpushimit.

