RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kur Rama ndërton “shtete”, ndërsa Shqipëria kërkon polici…

kur-rama-nderton-“shtete”,-ndersa-shqiperia-kerkon-polici…

Krimi bën kërdinë, kryeministri zbaton projekte anti-kombëtare

Në Shqipëri duket se duhet të ndodhë më parë tragjedia dhe vetëm më pas të kujtohet shteti. Një turist i ri i huaj vritet në Ksamil dhe institucionet vrapojnë pas autorëve. Por shumë nga pyetjet që dalin sot kanë ekzistuar dje.

Kush janë njerëzit që qëndrojnë pas bizneseve të tilla? Nga vijnë paratë? Si u ngritën investime shumëmilionëshe? Kush janë pronarët realë? Çfarë sinjalizimesh kanë marrë institucionet?

Pyetjet nuk janë të reja. I ri është vetëm gjaku. Dhe kjo është drama e vërtetë. Sepse në Shqipëri prej vitesh po ndërtohet një ekonomi që reklamohet si sukses turistik, ndërsa shteti shpesh duket i paaftë ose i pavullnetshëm të kontrollojë se kush po e blen territorin, kush po investon dhe me çfarë parash.

Pastaj ndodh krimi. Dhe qeveria del në skenë. Ky është modeli që Edi Rama ka konsoliduar në 13 vite: një shtet që është jashtëzakonisht aktiv në propagandë, por shpesh tepër pasiv në parandalim.

Një pushtet që di të inaugurojë, të promovojë, të fotografojë dhe të ndërtojë narrativa, por që shumë shpesh e gjen veten duke hetuar pasojat e problemeve që duhej t’i kishte parë më herët. Dhe pikërisht në këtë moment del në pah ironia më e madhe.

Ndërsa Shqipëria ka probleme serioze me rendin dhe sigurinë, ndërsa bregdeti po përballet me një përzierje gjithnjë e më shqetësuese të parave, interesave dhe konflikteve kriminale, Rama ka kohë të merret me një projekt që kërkon ta paraqesë Shqipërinë si laborator të një ideje të pazakontë: “Shtetin Bektashi”.

Ai po çon përpara një axhendë që i shërben vetëm interesave vetjake dhe të aleatëve dhe mbështetësve të tij jashtë vendit, përfshirë padronët e tij politikë në Tel Aviv. Ndërkohë Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë dekor politik. Ajo ka nevojë për shtet.

Shqipëria s’ka nevojë për një tjetër projekt që të prodhojë tituj të bujshëm në mediat ndërkombëtare. Ka nevojë që një qytetar apo turist i huaj të mund të shkojë në një resort, pa pasur frikë se pas fasadës së luksit mund të fshihen episode që marrin jetë njerëzish.

Nuk ka nevojë për një kryeministër që shpik vazhdimisht histori të reja. Ka nevojë për institucione që të mos presin historinë e radhës të shkruar me gjak. Kjo është arsyeja pse debati për “Shtetin Bektashi” nuk mund të ndahet nga mënyra se si qeveriset Shqipëria.

Sepse modeli është i njëjtë: spektakli përpara, shteti pas. Rama ndërton imazhin e Shqipërisë madhështore, moderne dhe eksperimentale, ndërsa Shqipëria reale kërkon diçka shumë më elementare: polici që parandalon, drejtësi që vepron dhe institucione që nuk presin plumbin apo thikën për të zbuluar se ku ishte krimi.

Pas 13 vitesh, justifikimi se “shteti po punon” nuk mjafton më. Pyetja është: pse punon gjithmonë pasi ka ndodhur? Dhe kur përgjigjja mungon, mbetet vetëm ironia.

Një kryeministër që ende nuk ka arritur të garantojë plotësisht rendin në territorin që qeveris, po angazhohet me entuziazëm për të ndërtuar një “shtet” të ri. Shqipëria kërkon shtet. Rama ofron spektakël! tesheshi

Related posts

Bosnjë dhe Hercegovinë, sot do të varrosen edhe 50 viktima tjera të gjenocidit në Srebrenicë

admin

Meta hap arkivat e fotove dhe uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës: Lavdi përjetë atyre që sakrifikuan për lirinë!

admin

Osmani pritet nga presidenti malazez Gjukanoviq

admin