RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë: Asnjë delegacion turk nuk ishte në bazën ajrore siriane gjatë sulmit izraelit

ministria-e-mbrojtjes-e-turqise:-asnje-delegacion-turk-nuk-ishte-ne-bazen-ajrore-siriane-gjate-sulmit-izraelit

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë deklaroi të enjten se asnjë delegacion ushtarak turk nuk ishte i pranishëm në Bazën Ajrore Abu al-Duhur të Sirisë para ose gjatë një sulmi të fundit izraelit ndaj objektit, transmeton Anadolu.

“Ne konfirmojmë se asnjë delegacion ushtarak turk nuk ishte i pranishëm në Bazën Ajrore Abu al-Duhur të Sirisë para ose gjatë sulmit izraelit”, tha ministria në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve pas konferencës së saj javore për shtyp në bordin e TCG Kochisar në provincën veriperëndimore Kocaeli, si pjesë e “TEKNOFEST Atdheu Blu”.

Ministria e përshkroi sulmin izraelit ndaj bazës ajrore ushtarake si “një akt që synon të dëmtojë stabilitetin, sigurinë, unitetin dhe integritetin e Sirisë, si dhe infrastrukturën e saj”.

“Ne theksojmë në çdo rast se sulmet që shkelin sovranitetin dhe integritetin territorial të Sirisë janë të papranueshme”, tha ajo.

“Për paqen dhe stabilitetin si të Sirisë ashtu edhe të rajonit, është thelbësore që Izraeli t’i japë fund sulmeve të tilla të pamatura dhe të përmbushë detyrimet e tij sipas ligjit ndërkombëtar”, shtoi ministria.

Turqia do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e Sirisë për të ndërtuar infrastrukturën dhe kapacitetin e saj ushtarak sipas parimit “një ushtri”, tha ajo.

Related posts

Kroacia prezanton masat: Çmime të reja të karburantit dhe siguri të furnizimit

admin

Pr.ligji për Luginën e Preshevës, Osmani: Diskriminimi sistematik ndaj shqiptarëve nuk është më i padukshëm

admin

Bosch: Ndërkombëtarët po e shtyjnë në një cep Kosovën, e padrejtë ajo që po i kërkohet

Muhamet Ramadani