RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri i Jashtëm iranian: Lufta ekonomike e Trumpit do t’i sjellë SHBA-së “disfatë të mëtejshme”

ministri-i-jashtem-iranian:-lufta-ekonomike-e-trumpit-do-t’i-sjelle-shba-se-“disfate-te-metejshme”

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha të enjten se fushata e saposhpallur nga presidenti amerikan Donald Trump, e quajtur “Dita D ekonomike”, kundër Teheranit do t’i sjellë Washingtonit “disfatë të mëtejshme” dhe do të thellojë armiqësinë e iranianëve ndaj SHBA-së, transmeton Anadolu.

“E ashtuquajtura ‘Dita D ekonomike’ është një diversion nga kriza e vetë Amerikës: borxhi i paprecedentë dhe rritja e kostove të interesit”, shkroi Araghchi në platformën sociale amerikane X.

“Dyfishimi i politikave të dështuara vetëm do të sjellë humbje të mëtejshme dhe armiqësi të iranianëve”, tha ai, duke shtuar e “terrorizmi ekonomik” i SHBA-së kërcënon ekonominë globale dhe sovranitetin në mbarë botën.

Deklarata e tij erdhi pasi Trump njoftoi të mërkurën atë që e cilësoi si “operacionin ekonomik më shkatërrues të ndërmarrë ndonjëherë kundër një vendi”, duke e përshkruar fushatën si “luftë ekonomike dhe izolim në një shkallë të paprecedentë”.

Trump tha se Wshingtoni do të synojë ndërprerjen e kanaleve financiare dhe tregtare që mbështesin Teheranin dhe paralajmëroi se vendet që lejojnë institucionet e tyre financiare, bizneset, aeroportet ose entitetet qeveritare t’i ofrojnë Iranit një “linjë shpëtimi” ekonomike do të përballen me pasoja të rënda ekonomike.

Duke e quajtur fushatën “Dita D ekonomike”, Trump u bëri gjithashtu thirrje aleatëve të SHBA-së që t’i bashkohen Washingtonit në izolimin e Iranit.

Related posts

Lokali shfrytëzohej për lojëra të fatit, sekuestrohen disa aparate në Skenderaj

admin

Turqia synon zgjatjen e marrëveshjes për eksportet e grurit

admin

Zgjedhjet lokale në Poloni, provë për qeverisjen pro-evropiane të kryeministrit Tusk

admin