RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gaza, palestinezët mbajnë funeralin për 50 personat e vrarë në sulmet izraelite gjatë gjenocidit

gaza,-palestinezet-mbajne-funeralin-per-50-personat-e-vrare-ne-sulmet-izraelite-gjate-gjenocidit

Mijëra palestinezë morën pjesë të enjten në funeralin e 50 personave, trupat dhe mbetjet e të cilëve u nxorën gjatë dy javëve të fundit nga rrënojat e shtëpive të bombarduara nga Izraeli gjatë gjenocidit të tij shumëvjeçar në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.

Procesioni i varrimit filloi në Spitalin Al-Shifa në Qytetin e Gazës (Gaza City), me mijëra palestinezë, si dhe figura politike, të komunitetit dhe fisnore që morën pjesë, sipas një korrespondent të Anadolu-s.

Trupat dhe mbetjet, të mbështjella me flamuj palestinezë, u dërguan për faljen e namazit të xhenazes përpara se të varroseshin në varrezat Al-Ahli në lagjen Zeitoun në qytetin jugor të Gazës.

Viktimat i përkisnin familjeve Sawafiri, Batniji, Karam, Al-Af, Haraz dhe Raqiq dhe u vranë kur sulmet izraelite shënjestruan shtëpitë e tyre në Qytetin e Gazës në dhjetor 2023.

Nxjerrja e trupave është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të nxjerrë trupat e palestinezëve të vrarë gjatë gjenocidit të Izraelit nga nën rrënojat e shtëpive të shkatërruara.

Mbrojtja Civile e Gazës tha se operacionet e rikuperimit po kryhen “me mjete të thjeshta dhe me një ritëm të ngadaltë” për shkak të mungesave të mëdha të pajisjeve dhe burimeve.

Related posts

Policia izraelite nxjerr jashtë adhuruesit dhe zyrtarët nga Xhamia Al-Aksa

admin

Ende në luftë me Ukrainën, Putini mesazh për Vitin e Ri: Ne besojmë në fitoren tonë!

admin

Tension në protestën kundër emigrantëve në Afrikën e Jugut

Irfan Jahiu