RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Finlanda përgatitet të rifillojë transferimin e azilkërkuesve drejt Italisë

finlanda-pergatitet-te-rifilloje-transferimin-e-azilkerkuesve-drejt-italise

Finlanda po përgatitet të rifillojë transferimin e azilkërkuesve drejt Italisë, duke u bërë vendi i katërt që ndërmerr një hap të tillë, pas Gjermanisë, Zvicrës dhe Austrisë, transmeton Anadolu.

Zyra për media e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Finlandës tha për agjencinë e lajmeve ANSA se kjo lëvizje vjen pas hyrjes në fuqi të Rregullores së BE-së për Azilin dhe Migracionin (AMMR).

AMMR është një ligj i BE-së që u mundëson vendeve të Evropës Veriore të kthejnë azilkërkuesit në vendin e parë evropian ku ata kanë hyrë.

“Besojmë se hyrja në fuqi e Rregullores së BE-së për Menaxhimin e Azilit dhe Migracionit do të mundësojë rifillimin e transferimeve drejt Italisë. Këto transferime aktualisht po përgatiten”, tha zyra për media.

Ministria finlandeze tha se vendi e konsideron të rëndësishme që rregullat e BE-së që përcaktojnë përgjegjësinë për shqyrtimin e kërkesave për azil të zbatohen sipas qëllimit të tyre.

“Për Finlandën, e cila bëhet vendi i katërt që dërgon azilkërkuesit e sistemit të Dublinit drejt Italisë, pas Gjermanisë, Zvicrës dhe Austrisë, është e rëndësishme që rregullat për përgjegjësinë e shqyrtimit të kërkesave për azil të zbatohen siç duhet dhe që të gjitha vendet anëtare të BE-së të përmbushin detyrimet e tyre në kuadër të paktit”, tha ministria.

Më tej, zyra për media theksoi gjithashtu angazhimin e Finlandës për zbatimin e procedurave që përcaktojnë përgjegjësinë për shqyrtimin e kërkesave për azil.

“Nga ana jonë, ne mbetemi të përkushtuar për të garantuar zbatimin efektiv të procedurave që përcaktojnë përgjegjësinë”, thuhet më tej.

Related posts

Turqia raporton për progres në marrëveshjen për grurin e Ukrainës

Muhamet Ramadani

Deputeti ukrainas dërgon Rezolutë në Kuvend për njohjen e pavarësisë së Kosovës

admin

“Pa’lestinezët kanë të drejtë t’i rezistojnë represionit”, thotë raportuesja speciale e OKB-së

admin