RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dënohet me gjashtë muaj burgim i akuzuari për kanosje ndaj Kurtit

denohet-me-gjashte-muaj-burgim-i-akuzuari-per-kanosje-ndaj-kurtit

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, e ka dënuar me gjashtë muaj burgim efektiv Kadri Xhemajlin, pasi ai pranoi fajësinë për kanosjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, më 22 tetor 2025, Xhemajli kishte publikuar në rrjetin social Facebook një koment me përmbajtje kërcënuese ndaj kryeministrit Kurti, duke e kanosur me privim nga jeta.

Paraprakisht, prokurori special Bekim Kodraliu deklaroi se ishin përmbushur të gjitha kushtet ligjore për aprovimin e marrëveshjes për pranimin e fajësisë.

Sipas tij, i akuzuari e kishte kuptuar natyrën dhe peshën e veprës penale, si dhe pasojat që rrjedhin nga pranimi i fajësisë.

Marrëveshjen e ka mbështetur edhe mbrojtësi i Xhemajlit, avokati Rinor Arifi, i cili vlerësoi se ishin plotësuar kushtet ligjore për aprovimin e saj.

Xhemajli akuzohej për veprën penale “Kanosja”./

Related posts

Presidenti libanez: Këshilli i Sigurimit të OKB-së të ushtrojë presion ndaj Izraelit

RTI

Papa Françesku shpreh dhimbje për sulmet në Ga’za dhe Kiev

Muhamet Ramadani

Komiteti Ushtarak i NATO-s takohet më 18-19 janar, do të bisedohet për Kosovën

admin