RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Komiteti Ushtarak i NATO-s takohet më 18-19 janar, do të bisedohet për Kosovën

komiteti-ushtarak-i-nato-s-takohet-me-18-19-janar,-do-te-bisedohet-per-kosoven

Komiteti Ushtarak i NATO-s do të mblidhet më 18-19 janar në Bruksel, ndërsa ndër të tjera do të bisedohet edhe për situatën e sigurisë në veri të Kosovës dhe misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR.

Takimi, siç njofton faqja zyrtare e NATO-s, do të drejtohet nga presidenti i Komitetit Ushtarak, Rob Bauer, ndërsa do të marrin pjesë 32 ministrat e mbrojtjes dhe po ashtu homologët e tyre nga Finlanda e Suedia.

Në ditën e dytë të takimit, më 19 janar, ministrat e mbrojtjes do të takohen me partnerët operativë të forcës KFOR – Armeninë, Austrinë, Finlandën, Irlandën, Moldavinë, Suedinë, Zvicrën dhe Ukrainën.

“Situata do të koncentrohet për situatën në terren, për gjendjen e sigurisë dhe misionin e KFOR-it”, thuhet në faqen zyrtare të NATO-s.

Related posts

Araghçi: SHBA-ja tani po “lutet” të negociojë me kushtet e Iranit

Kushtrim Guraj

Plani i Trump: Si u mashtrua UKRAINA, sa i shit ajo dhe rreziku i KOSOVËS!

Muhamet Ramadani

Rreth 67.1 milionë shikues ndoqën debatin Harris-Trump, ja kush fitoi më shumë pikë mes kandidatëve

admin