RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Inspektorati i Punës ndalon punimet në 12 vendpunishte

inspektorati-i-punes-ndalon-punimet-ne-12-vendpunishte

Inspektorati Qendror i Punës ka urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të punimeve në 12 vendpunishte në komunat e Skenderajt, Mitrovicës, Vushtrrisë, Prizrenit dhe Ferizajt, pas konstatimit të shkeljeve të rënda të rregullave të sigurisë në punë.

Sipas IQP-së, gjatë kontrolleve janë evidentuar parregullsi që paraqisnin rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e punëtorëve.

Për këtë arsye, inspektorët kanë urdhëruar ndërprerjen e punimeve deri në eliminimin e të gjitha parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.

“Këto masa synojnë parandalimin e aksidenteve në vendin e punës dhe garantimin e sigurisë së punëtorëve”, thuhet në njoftim.

Rifillimi i punimeve do të lejohet vetëm pasi inspektorët të konstatojnë se janë përmbushur kërkesat ligjore dhe standardet e sigurisë.

Inspektoriati i Punës ka bërë të ditur se do të vazhdojë kontrollet në të gjithë territorin e Kosovës, duke paralajmëruar se nuk do të tolerojë shkelje që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e punëtorëve.

Related posts

Iraku krijon bazën e të dhënave për të gjurmuar 6 milionë armë në vend

Muhamet Ramadani

Tragjike në Vjenë! Shembet skela, punëtorët ‘varrosen’ të gjallë nën betonin e sapohedhur në kantier. Humbin jetën 4 persona, mes tyre 3 shqiptarë

admin

Irani e dënon edhe me një vit burgim fituesen e Nobelit për Paqe, Mohammadi

admin