RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Fëmijë që një i dalë mendsh e shpirtkatran në Kosovë i do “të cofur”: ç’mësojnë ata në xhami?

femije-qe-nje-i-dale-mendsh-e-shpirtkatran-ne-kosove-i-do-“te-cofur”:-c’mesojne-ata-ne-xhami?

Reagimi nga aty ku është bërë kjo foto mbi të cilën Fahri Xharra derdhi zeherin e tij

Një reagim ka ardhur nga xhamia në Wil të Zvicrës, ku fëmijët e atyshëm duhej të vdisnin, sipas një urimi mizor të lëshuar ndaj tyre nga Fahri Xharra, një i dalë mendsh prej kohësh, sa dramatik aq dhe komik në urrejtjen e tij ndaj Islamit e muslimanëve. Dhe jo vetëm kaq, i sheh dhe si kafshë duke zgjedhur fjalën “cofje” në vend të vdekje, akoma dhe më e rëndë kjo. Për këtë qëndrim publik, ai duhet çuar o në psikiatri o në gjykatë. Por më së pari në gjykatë.

Por ç’thuhet nga xhamia në Wil?

Nga aty ofrohet një rezyme e shkurtër se çfarë mësojnë fëmijët aty.

Çfarë mësojnë fëmijët në xhaminë tonë?

Ditëve të fundit, disa nga fotografitë e mësimbesimit në xhaminë tonë janë shoqëruar me komente dhe paragjykime të ndryshme. Pa dashur të hyjmë në polemika, mendojmë se është me vend t’ju tregojmë prindërve, xhematit dhe opinionit të gjerë se çfarë mësojnë në të vërtetë fëmijët në xhaminë tonë.

Mësimbesimi ynë zhvillohet në gjuhën shqipe dhe është i organizuar sipas grupmoshave. Për ne, xhamia është jo vetëm vend ku fëmijët mësojnë për fenë e tyre, por edhe një hapësirë ku ata ruajnë dhe kultivojnë gjuhën shqipe, njohin rrënjët, kulturën dhe traditat e tyre, duke u rritur njëkohësisht si pjesë aktive e shoqërisë zvicerane.

Fëmijët më të vegjël mësojnë për Allahun, pejgamberët, Kuranin, namazin dhe xhaminë, por njëkohësisht edhe për mirësjelljen, pastërtinë, respektin ndaj prindërve, mësuesve dhe të tjerëve, kujdesin ndaj natyrës dhe kafshëve.

Në nivelin e dytë, krahas njohurive rreth namazit, Ramazanit, zekatit dhe haxhit, trajtohen tema si karakteri i mirë, përgjegjësia, ndihma ndaj të tjerëve, bashkëjetesa dhe respekti për njerëzit me bindje të ndryshme.

Me fëmijët më të rritur flasim edhe për identitetin e tyre si myslimanë në Zvicër, sjelljen në shkollë dhe shoqëri, zgjedhjen e miqve, përdorimin e rrjeteve sociale, marrjen e vendimeve, respektimin e dallimeve dhe mënyrën se si mund të jenë qytetarë të përgjegjshëm dhe të dobishëm për shoqërinë.

Po, fëmijët tanë mësojnë edhe Kuranin dhe namazin. Ne këtë nuk e fshehim dhe as nuk kemi arsye ta fshehim. Por ata mësojnë gjithashtu se besimi duhet të shihet në sjellje të mirë, ndershmëri, dituri, respekt dhe përgjegjësi ndaj tjetrit.

Ne dëshirojmë që fëmijët tanë të rriten duke e njohur fenë dhe identitetin e tyre, por njëkohësisht të jenë të hapur, të arsimuar, të respektueshëm dhe të integruar në shoqërinë zvicerane ku jetojnë.

Ky është mësimbesimi në xhaminë tonë: Besim. Edukim. Respekt. Përgjegjësi.

Related posts

Forumi i investimeve Arabi Saudite-Turqi hapet në Riad përpara vizitës së Presidentit Erdogan

Hevzi

Vazhdon edhe sot gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Muhamet Ramadani

Vazhdojnë protestat në Izrael pas ndryshimeve në gjyqësor

Muhamet Ramadani