RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Anulohet takimi Kurti–Ulutash për Urën e Ibrit, KFOR-i përmend “rrethana të paparashikuara”

anulohet-takimi-kurti–ulutash-per-uren-e-ibrit,-kfor-i-permend-“rrethana-te-paparashikuara”

Ka dështuar të mbahet takimi i paralajmëruar i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Ozkan Ulutash.

Sipas një njoftimi për media nga KFOR-i, takimi nuk u zhvillua për shkak “të rrethanave të paparashikuara”.

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara, takimi i sotëm midis komandantit të KFOR-it, gjeneraljamorit Ulutash dhe z. Kurtit nuk u zhvillua. Komandanti i KFOR-it mbetet në kontakt të ngushtë me të gjithë partnerët, përfshirë përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Më herët gjatë ditës, Kurti në konferencë për shtyp tek tha se është e pakuptimtë që Ura e Ibrit të mbetet e mbyllur, pas njoftimit të NATO-s për reduktim të pranisë së KFOR-it në të. Ai paralajmëroi takim me Ulutashin për ta diskutuar edhe këtë çështje.

Related posts

Osmani priti në takim zyrtarin e lartë të NATO-s

admin

Tërmet në Kosovë

RTI

Presidenti turk dënon incidentin me të shtëna në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë

Kushtrim Guraj